-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Infektohet” edhe Gjykata Kushtetuese! 20 mln lekë për makina me qira

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese parashikon rritje të aktivitetit të lëvizjes në gjashtë muajt në vijim. Dhe për këtë arsye ka prokuruar 20 milionë lekë për të marrë makina me qira.

Konkretisht bëhet fjalë për katër makina për gjashtë muaj që do të jenë në dispozicion të organit më të lartë të dhënies së drejtësisë në vend.

“Marrja e 4 automjeteve me qira është shumë e domosdoshme për kryerjen e aktivitetit normal të Gjykatës Kushtetuese, për një periudhë 6 mujore” thuhet në relacionin shpjegues.

Në muajt e fundit janë disa institucione që kanë prokuruar miliona lekë për të marrë makina me qira.

Një pjesë e institucioneve kanë tenderuar marrjen e makinave me qira për disa muaj dhe në fund rezulton se kanë paguar më shumë sesa t’i kishin blerë këto automjete për t’i pasur gjithmonë në pronësi të institucionit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit