-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Bota tani e di të vërtetën”! Rama poston fjalën e Thaçit: UÇK nuk do të mundet

Kryesoret

“Bota tani e di sot si rezultat i këtij procesi se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe gjithë shqiptarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe rreja e zezë mbi Kosovën është hequr”.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke publikuar këtë deklaratë që bëri sot në gjyqin në Hagë ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë, Edi Rama thotë se beteja do të vazhdojë për të zhbërë rezolutën e KiE-së që u miratua në vitin 2011.

“Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia” shkruan ai.

Dje Edi Rama njoftoi se janë mbledhur firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuza për trafik të organeve njerëzore ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, u shpreh Rama dje në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit