Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po zhvillon një takim në Lezhë ku i pranishëm është edhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për bashkinë, Pashk Gjoni.
Meta gjatë fjalës së tij ftoi qytetarët të votojnë me synimin që koalicioni “Bashkë Fitojmë” të çrrënjosë monizmin dhe të kthehet fuqia tek qytetarët me anë të referendumeve.
“Modeli i krijuar në Tiranë e qeverisjes qendrore është edhe këtu, modeli i arrogancë, diskriminimeve politike ndaj qytetarëve dhe mungesës së transparencës.
Me fitoren e koalicionit edhe në këshillin e bashkisë së Lezhës do kemi mundësinë të instalojmë një model afatgjatë të përkushtimit dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Kandidatët tanë superiorë sepse kanë dalë nga një proces me në qendër vullnetin e anëtarësisë.
Rilindja nuk zgjedh njerëz për vizionin, por shërbëtorë që më pas t’i përdorin për të firmosur, si në rastin e inceneratorëve.
Modeli ynë është i uljes së taksave, jo i rritjes së tyre në mënyrë arbitrare.
Jam i bindur se pas 14 majit do i bëjmë të qartë çdo qytetari të Lezhës resurset e këtij qyteti dhe do marrim mendimin e tyre për veprat në këtë qytet.
Simpatizantët e PL jam i bindur se do të votojnë në mënyrë bindësi kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.
Koalicioni ynë është një koalicion afatgjatë, jo vetëm për zgjedhjet e 14 majit, dy shtyllat janë çrrënjosja e monizmit dhe referendumi”, tha Meta.









