Një 50-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë pas një aksidenti në një fabrikë mielli në pronësi të tij në afërsi të fshatit Rrilë.
Ndue Gjinaj ra nga një lartësi prej 3 metrash gjatë kohës kur po punonte me sistemimin e miellit.
Nga rrëzimi ai mori plagë të rënda në kokë e cila i kushtoi jetën. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Gjinaj ishte vëllai i 74-vjeçares, Gjele Biba e cila pak javë më parë që humbi jetën gjatë nisjes së pelegrinazhit me 14 mars në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Besimtarja po kryente ritualin fetar, duke ndezur qirinj dhe u rrëzua e për pasojë gjeti vdekjen ne spital për shkak të plagëve të marra.









