Nëse në Shqipëri nuk kanë ndër mend të ndalen polemikat dhe problematikat e shumta që shoqërojnë çdo vit komunitetin e sportit në vend, Kosova vijon të bëjë hapa galopantë, strategjikë dhe konkretë në sport.
Dardanët tashmë kanë paraqitur kandidaturën që Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 të mbahen në Prishtinë. Kjo është një e arritje e jashtëzakonshme për Kosovës, që është gati për të pritur organizimin e një prej evenimenteve më të rëndësishme sportive ndërkombëtare.
Lojërat Mesdhetare siç dihet janë ngjarje shumë-sportëshe, ku marrin pjesë sportistë nga dhjetëra vende nga Evropa, Azia e Afrika. Ato mbahen çdo katër vjet, ndërsa organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG). Ky Komitet ka konfirmuar kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.
Më 8 shtator, në Heraklion të Greqisë, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së, pritet që Kosova të zyrtarizohet si pritëse e edicionit të 21-të të Lojërave Mesdhetare.