-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova pjesë e Serbisë, kompania spanjolle kërkon falje për hartën e paraqitur në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit

Kryesoret

Gjatë prezantimit të biznesit spanjoll në Forumi Ndërkombëtar të Turizmit që u organizua për herë të parë në Tiranë ku u shfaq një hartë ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Për këtë kompania spanjolle “Melia Group” ka dërguar letër kërkim falje Qeverisë së Shqipërisë.

Në letrën e tyre thuhet se në prezantim për përfshirë gabimisht një hartë e vjetër e Shqipërisë dhe e vendeve fqinje.

“Po e shkruaj këtë letër për t’iu kërkuar falje që gabimisht përfshimë, në një prezantim biznesi, një hartë të vjetëruar të Shqipërisë dhe vendeve fqinje, e cila për fat të keq shkaktoi pakënaqësi në publik. E di, që qeveria juaj e ka kuptuar që kjo nuk ishte asgjë më shumë se sa thjesht një gabim dhe se ekipet tona në asnjë moment nuk janë përpjekur të lëndojnë ndjeshmërinë e askujt, e nuk kemi dashur kurrsesi të pozicionohemi politikisht në këtë çështje. Për ne, turizmi është një mjet për binjakëzimin e qyteteve dhe për krijimin e mirëqenies sociale dhe ekonomike, kudo që jemi,”  thuhet në letrën e kompanisë Melia Hotels International.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit