Qeveria njoftoi sot se ka rritur pagat për të gjithë administratën, por kur do të futet në fuqi vendimi dhe kur do ta marrin rritjen e parë?
Ministrja Delina Ibrahimaj sqaroi se një pjesë do ta marrin rritjen që tani në muajin prill dhe pjesa tjetër pas majit.
“Rritja e pagave do të nisë menjëherë në muajin prill për arsimin, shëndetësisë dhe sigurinë, policia e shtetit, policia e burgjeve, garda dhe zjarrfikësit.
Sa i përket administratës vendore dhe qendrore rritja e pagave do të fillojë me miratimin e ligjit në parlament. Urojmë që të miratohet në prill, që t’i hapë rrugë rritjes së pagave pas majit” tha ajo.
Shifrat/ Ja sa do të rriten pagat për administratën, mësuesit dhe të tjerët