Një valixhe e dyshimtë është konstatuar pranë një stacioni autobusi në qytetin e Gjirokastrës, që ka ngritur në këmbë Policinë.
Pas verifikimeve nga ana e ekspertëve, ka rezultuar se ajo ishte thjesht një valixhe me sendet personale të një qyteti, që e kishte harruar.
“Gjirokastër/Informacion sqarues: Rreth orës 19:20, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një stacioni autobusi është konstatuar 1 valixhe.
Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte sende personale të një qytetari.
Qytetari që kishte harruar valixhen në stacionin e autobusëve, është kthyer pas disa minutash, dhe e ka marrë atë.”, njofton Policia e Gjirokastrës në lidhje me ngjarjen.