Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin e ri të zgjedhur në Malin e Zi, Jakov Milatoviç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se me Malin e Zi, Shqipërinë e lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.
“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama në Twitter.
Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi @JakovMilatovic dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja🇦🇱🤝🇲🇪
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2023