-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka nga Vora: Horrat e kanë vendin në burg, shqiptarët presin ndryshim!

Kryesoret

Deputeti i PD, Edi Paloka në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxhën tha se qeveria Rama është treguar arrogante me qytetarët Vorës.

Më tej theksoi në gjithë këto vite Vora është qeverisur nga banditët socialistë, por sipas tij kjo do të ndryshohet më 14 maj.

Berisha me demokratët e Vorës: Veliaj është kryetar bashkie i papërgjegjshëm

Pjesë nga fjala e Palokës:

Po e bëjmë këtë fushatë në një muaj sakrificash për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Vora është drejtuar nga demokratët, nga zoti Fiqiri Ismaili. Ju e keni të lehtë ta bëni dallimin mes qeverisjes së PD-së dhe të bandave. Unë dua t’ju kërkoj falje që ja dorëzuam bashkitë Edi Ramës, duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Vora kalon nga një bandit te tjetri.

Berisha takim me demokratët e Vorës, prezanton kandidatin Indrit Hoxha

Ne kemi një qeveri arrogante dhe një kryeministër bastard, që jo vetëm i shtyp shqiptarët, por edhe kërkon t’i poshtërojë. 14 maji nuk është thjesht ndryshim në pushtetin lokal, por edhe një hap përpara për të bërë ndryshimin e madh që presin shqiptarët, për të shporrur kryebanditin. Ne kemi një bandë që nuk pyet as për ligje e as për kushtetutë. E keqja i afrohet çdo ditë e më shumë çdonjërit prej nesh.

Meta në prezantimin e Indrit Hoxhës: Vora dëshmi e papërgjegjshmërisë së Ramës

Mos të presim që e keqja të na vijë te dera. Le të ikin shqiptarët thotë se do sjell nga India dhe Bangladeshi. Kemi punëtorë indianë tha dje Veliaj. Ja pse kjo votë në 14 maj ka vlerë dyfish. Ti japim goditjen e parë kryebanditit. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë horrat e tjerë e kanë vendin në burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit