Hyrja e ish-banorëve në shtëpi, ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale. Një prej tyre ka qenë edhe Ermiona, e cila ka reaguar ashpër ndaj dy vajzave Efit dhe Kiarës.
Lidhur me këtë ajo foli sonte në studio.
Ermiona: Kur e bëri Efi shoqe Luizin? Mik quhet një person që e njeh, që rri me të. Efi e njohu aty Luizin. Tani bën sikur e ka mik, sepse pa influencën jashtë shtëpisë. Kam bërë 12 orë pa gjumë dhe erdha vetëm për ju publik.
Ju betohem që ju dua me shpirt. Pse duhet të jemi false? Pse mos të themi atë që mendojmë? Ish banorët u futën sërish, sepse u duhet ky spektakël. Sheh Kiarën që ia nxin jetën Luizit.
Ai ha zhavorr në atë shtëpi, si Kristi ashtu edhe Dea. Nuk është lehtë të rrish në atë shtëpi. Ata duhet t’i diskutonin gjërat jashtë, jo t’ju vinin Luizit. Për mua Luizi është fitues. E dua jashtë mase shumë edhe Kristin.
Nuk jam e mërzitur me vajzat. Këtej debatuan, këtej bëjnë sikur kanë miqësi. Unë nuk i duroj dot fare këtë gjëra.