Policia e Pogradecit po kryen kontrolle të rrepta në akse me densitet të lartë lëvizjeje.
Sipas të dhënave të policisë kontrollet fokusohen tek personat në kërkim, armëmbajtje pa leje dhe lëndët narkotike.
Deri më tani nuk ka pasur raste të konstatuara, kontrollet vijojnë pasi edhe lëvizjet në fundjavë në juglindje janë të larta.