-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mesha e Pashkëve, besimtarë të shumtë mbushin Katedralen e Shën Palit

Kryesoret

Nesër festohet një nga datat më të rëndësishme për të gjithë besimtarët katolikë, Ringjallja e Krishtit.

Mbrëmjen e sotme në të gjitha kishat katolike të vendit mbahet mesha e shenjtë e vigjiljes të Pashkëve.

Në orën 22:00 ka nisur sonte mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet. Besimtarë të shumtë kanë mbushur Katedralen në kryeqytet për të ndjekur meshën e shenjtë, e cila drejtohet nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj.

Në meshë është e pranishme edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim.

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit.

Në krishterimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit