Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në Vushtri të Kosovës ku është gjetur i vdekur një fëmijë 5-vjeçar.
Dyshohet se tragjedia është shkaktuar nga një armë zjarri, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë dhe gëzhoja.
Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjekësore, ndërkohë nga autoritetet mjekësore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmija ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Rajonit të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.i.