Në orët e para të mëngjesit të sotëm u vra nga kunati i saj 37-vjeçarja, Migena Sinani në Shkozë.
Pas aktit të rëndë kunati i saj, Roland Sinani qëlloi veten dhe mbeti vdekur në vend.
Detaje te reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen ku bashkëshorti i 37-vjeçares u shpreh se ai i kishte kërcënua me jetë edhe më parë por ata nuk e kishin marrë seriozisht.
Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur ku mësohet se autori merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar, punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit, të cilët kanë qenë në gjumë.