Një aksident është regjistruar pak më parë në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.
Mësohet se nga aksidenti është përplasur një këmbësore 50-vjeçare.
Drejtues me inicialet N. I., ka aksidentuar 50-vjeçaren, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.