Ditën e dielë të 9 prillit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.
Në Verilindje, Lindje dhe Juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat pritet të zbresin deri në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 15 °C
në vendet e ulëta: 3 / 16 °C
në vendet malore: -1 / 12 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa e fortë në bregdet dhe në terrenet e larta malore.