-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtrëngohen kostot e jetesës, 6 grupe ushqimesh janë rritur deri 20%!

Kryesoret

Rritja e përgjithshme e çmimeve u frenua në muajin mars te këtij viti në 5.3%, por shtrenjtimi i ushqimeve vijoi me ritme dyshifrore duke lajmëruar se kostot e jetesës vijojnë të jenë të rënduara edhe pse në nisje të sezonit të prodhimeve bujqësore vendase.

Teksa inflacioni u rrit me vetëm 5.3% në mars, çmimet e grupit të ushqimeve u rriten me 11 për qind, ndërsa në mes tyre disa artikuj bazë të shportës u zgjeruan me ritme katër herë më shumë se inflacioni, 20%.

Pas bulmetit rritjen më të lartë të çmimeve e kishte peshku me rreth 16%. Vendi ynë nuk ka një flotë peshkimi të mirëfilltë që të plotësojë nevojat në tregun vendas, ndaj tregu nga varësi nga importi dhe çmimet e tij.

Çmimet e zarzavateve dhe patateve u rriten me 13.6 për qind. Ritmet e rritjes në këtë grup u ringjallen pas një qetësie disa mujore. Në mars rritja u nxit më së shumti nga çmimi shumë i lartë i qepës.

Qepa si një produkt bazë në gatime po shitet nga 150-200 për kilogram si pasojë e mungesës së prodhimit vendas. Ekspertët e bujqësisë pohuan se sezonin e kaluar mbollën më pak qepë në Korçë si rrjedhojë e zëvendësimit e tyre me kulturat e drithërave.

Çmimet e ushqimeve të përpunuara të tilla si, vaji, makaronat, orizi ishin 10% më të larta se në marsin 2023.

Çmimet e ushqimeve të përpunuara në vendin tonë po qëndrojnë në nivele të larta. Edhe pse në tregun ndërkombëtar ato po shënojnë rënie. Dhe nga ana tjetër kursi i këmbimit po favorizon uljen e tyre. Një euro tashmë po kushton 6% më pak se marsin e vitit të kaluar. Duke bërë që importet në euro të jenë 6 % më të lira.

Çmimi i mishit gjithashtu ishte 11.4% më i lartë se në mars të vitit 2022. Arsyet janë të njëjta si për bulmetin. Furnizimet nga tregu i brendshëm kanë rënë teksa importet për këtë produkt janë me rritje./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit