-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Mirlind Daku do Europianin! Tjetër gol për ‘bomberin’ kuqezi

Kryesoret

Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku ka prekur shifrën e 10 golave këtë sezon me Rubin Kazan në Premier League të Rusisë.

Duhej minuta e 22-të që Daku me një të djathtë nga brenda zonës të mposhtte portierin mik, për të kaluar të tijtë në epërsi. Pasimi i Vadas u shfrytëzua nga Daku, që me diagonalen e fortë e ndali sferën në rrjetë.

Veç dhjetë golave, Daku ka dhënë edhe katër asiste këtë sezon.

Daku është një ndër emrat më të përmendur sa i takon listës së Kombëtares shqiptare për në Euro 2024.

Bomberi kuqezi nuk u grumbullua nga Sylvinho në dy miqësoret e luajtura ndaj Kilit dhe Suedisë, ndërsa forma dhe golat e tij e tregojnë si një pretendent kryesor për të veshur fanellën kuqezi në Euro2024.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit