-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Metamorfoza e Dumanit, më ‘i fortë’ në krye të Task-Forcës sesa në SPAK

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka bërë një krahasim mes luftës së korrupsionit në dy periudha të ndryshme kohore, por kur i njëjti prokuror hetonte këtë fenomen.

Gjatë deklaratës së tij Berisha tha se, në vitet 2008-2009, kur Altin Dumani drejtonte Task Forcën kundër korrupsionit ka hetuar 1430 çështje me 630 të dënuar.

Ndërkaq i njëjti prokuror, tani nën drejtimin e SPAK, në vitet 2022-2023 ka hetuar 392 çështje me 199 të dënuar.

“Sot kur Shqipëria është e zhytur në një korrupsion të lemeritshëm është më e rëndësishme se kurrë të sjell në vëmendjen tuaj, disa krahasime, bazuar në faktin se, sipas një rregulli të memories, gjërat harrohen shumë më lehtë, se sa mbahen mend.

Pikërisht për këtë arsye, unë do të sjell në vëmendjen tuaj, një analizë krahasuese me tregues konkret të luftës kundër korrupsionit në vitet 2008-2009, me këtë luftë në vitet 2022-2023.

Të dhënat e viteve 2008-2009 janë të gjitha të publikuara në raportet e Departamentit të Shtetit të vitit 2010-2011.

Kurse të dhënat e viteve 2022-2023, janë në raportet e Skapit.

Mund të pyesni pse janë zgjedhur këto dy periudha.

Jo pa qëllim.

Në këto dy periudha, i njëjti person ka qenë bë 2008-2009, drejtues i Task Forces të luftës kundër korrupsionit, në vitet 2022-2023, drejtues i SPAK.

Krahasimi i veprimtarisë së këtyre dy njësive me një 0drejtues flet për shkallën e degradimit të madh të luftës kundër korrupsionit me drejtësinë e re.

Kështu në vitet 2008-2009, Task Forca kundër korrupsionit regjistroi gjithsej në 2 vite, 1430 çështje, kundër 392 çështje që regjistroi totalisht në vitet 2022-2023.

Me të drejtë, mund të shtrohet pyetja sa nga këto çështje u dërguan në gjykatë në atë periudhë dhe në vitet 2022-2023.

Në vitin 2008 u dërguan në gjykatë gjithsej 154 çështje.

Në vitin 2023 u dërguan në gjykatë gjithsej 38 çështje.

Pra 4 herë më pak.

Kurse të marra së bashku, në dy vitet 2022-2023, u dërguan në gjykatë 95 çështje, kundrejt 365 çështjeve që u dërguan në gjykatë në vitet 2008-2009”, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit