Jorgo Goro që kandidon edhe për një tjetër mandat në zgjedhjet e 14 Majit kujtohet për të investuar në turizëm në momentin që vjen fushata dhe sezoni.
Bashkia ka hapur një tender 41 milionë lekë pa TVSH për mirëmbajtjen e shëtitoreve në Himarë, Jal, Dhërmi dhe Qeparo. Tenderi mbyllet në fund të prillit dhe në fillim të majit pritet që të shpallet fituesi.
Në relacion theksohet se punimet e ndërtimit parashikohen që të bëhen brenda dy muajve, që i bie rrjedhimisht në Maj dhe Qershor. Preventivi parashikon prishje të pllakave, betoni, gërmime, mbushje, transport, etj.
Pra në nisje të sezonit, turistët do të kenë nëpër këmbë kazmat dhe lopatat. A nuk kishte kohë për ta bërë këtë punë më përpara kryetari i bashkisë?