-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot dita e dytë e vizitës së Escobar në Tiranë, takohet me Alibeajn dhe Metën!

Kryesoret

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vijojë ditën e dytë të vizitës në Tiranë. Pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begaj dhe kreun e qeverisë Edi Rama, Esocobar do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e opozitës.

Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin. Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn, ku të pranishëm në këtë takim do të jenë edhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi. Në këto takime, ashtu siç pritej, do shmangë Sali Berishën, i shpallur Non Grata nga SHBA.

Më pas në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.

Pas takimeve ditën e djeshme me Ramën dhe Begja, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit