-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në veri të Kosovës thellon distancën e qytetarëve me policinë

Kryesoret

“Si mund të kem [besim në Policinë e Kosovës] kur ata qëllojnë, arrestojnë njerëz… Si mund të kem besim tek ata?”.

Kjo ishte përgjigjja e Jovan Aleksiçit, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë nëse ai i besonte Policisë së Kosovës pas incidentit të 11 prillit kur një zyrtar policor i Kosovës plagosi Milan Jovanoviqin, derisa siç u tha, ai dyshohet se nuk u ndal në një pikë kontrolli.

Jovanoviq u plagos në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviç.

Për këtë rast u arrestuan katër zyrtarë policorë, K.P i dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë” dhe “manipulim me prova”. Të tjerët F.M, S.U dhe M.M u arrestuan për veprën penale “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës konfirmoi për REL-in se ka kërkuar shqiptimin e paraburgimit për një muaj për të gjithë.

Njëjtë si Jovani, edhe Teodora Zhivkoviç, thotë se nuk ndihet e sigurt pasi dyshon se ajo që i ka ndodhur Millanit, mund t’i ndodhë kujtdo tjetër.

“Policia serbe në veri ka kohë që është zhdukur. Kohët e fundit kanë ndodhur vetëm incidente. Në thelb, ne nuk ndihemi të sigurt. Ne nuk kemi besim në Policinë e Kosovës, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh”, thotë ajo.

Pas tensioneve të vitit të kaluar dhe tërheqjes së serbëve të komunave në veri nga institucionet e Kosovës, policia ka vendosur disa postblloqe në rrugët kryesore që çojnë në pikën kufitare me Serbinë në Jarinjë.

Javë më parë një incident i ngjashëm kishte ndodhur kur zyrtarët policorë të Kosovës qëlluan me armë zjarri drejt një veture, e cila pasi e kishte goditur automjetin e policisë, nuk ishte ndalur në pikën e kontrollit.

Në këto pika kontrolli zakonisht qëndrojnë pjesëtarë të njësive të specializuara të policisë.

 

 


/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit