-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sondazhi amerikan: Korrupsioni, shqetësimi kryesor i 87% të shqiptarëve!

Kryesoret

Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar publikoi një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha.

Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit.

Zoti Fluharty, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim të opinionit publik në Shqipëri mbi shqetësimet kryesore, që kanë qytetarët përpara zgjedhjeve vendore. Cilën do të veçonit ju si gjetjen kryesore, që iu ka bërë më shumë përshtypje?

Instituti Republikan Ndërkombëtar ka kryer anketimin e parë kombëtar këtu në Shqipëri në fund të janarit dhe nga fillimi i shkurtit. Ne po pyesim njerëzit se çfarë mendojnë për çështje në nivel kombëtar dhe për zgjedhjet vendore. Nga anketimi doli se qytetarët janë të shqetësuar për punësimin, ekonominë, si dhe mbi përgjegjësitë që kanë qeveria dhe partitë për nevojat e tyre. Korrupsioni është shqetësim kryesor për qytetarët shqiptarë. Mendimi im mbi gjetjet kryesore është se njerëzit ndjehen të bllokuar: ata shqetësohen për ekonominë dhe korrupsionin si dhe për ata që shërbejnë në qeveri dhe nëpër partitë politike, por nga ana tjetër kërkojnë po prej tyre që të gjejnë dhe ofrojnë zgjidhjet e problemeve. Edhe përgjegjësitë edhe zgjidhjet ata i shohin tek politikanët. Pra, qytetarët mbështesin demokracinë dhe kjo ka shumë rëndësi.

LEXONI TË PLOTË KËTU!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit