Një 63-vjeçar ukrainas u dërgua në një spital në Krakov, në Poloninë jugore pasi i vuri flakën vetes përpara konsullatës së vendit të tij, tha policia polake.
“Pak para orës 08:00 me orën lokale burri po qëndronte në radhë para konsullatës ukrainase kur bërtiti diçka në gjuhën ukrainase, nxori një shishe me lëng e hodhi mbi vete dhe i vuri vetes flakën, shpjegoi ai zëdhënësit të policisë së AFP, Piotr Spiets.
“Një oficer në patrullë dhe një dëshmitar okular e shuan zjarrin . Burri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe jeta e tij është në rrezik,” shtoi zëdhënësi, i cili nuk ishte në gjendje të specifikonte se çfarë bërtiti burri para se t’i vinte flakën vetes.
Raportet e hershme të mediave sugjeruan se ai po u bënte thirrje bashkatdhetarëve të tij të ktheheshin në Ukrainë për të luftuar pushtuesit rusë.
Por një dëshmitar okular, i cituar më vonë nga televizioni Polsat News, tha se 63-vjeçari nuk po i referohej pushtimit rus të Ukrainës, por po protestonte sepse konsullata nuk i dha ndihmën që priste.