Emiljano Tasho (Nina), kushëriri i Ervis Martinaj është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia në Rrugën e Barrikadave për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Ai ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marrë një personi makinën tip “Smart” dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim.
Emiljano Tasho është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm.
Në vitin 2015 u shpall në kërkim nga policia për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur në Tiranë, vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj në Linzë.
Asokohe, pasi u shoqërua nga policia për këtë ngjarje u la i lirë, tani do të përballet me akuzat e reja.