Në katër bashki, PD zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka nxjerrë kandidatë as për këshillat bashkiakë. Por përse ka ndodhur kjo?
I pyetur nga gazetarët, Alibeaj u justifikua kur foli për bashkitë e Pustecit dhe Dropullit, por kur erdhi puna te Vora shpërtheu.
“Non gratat janë të instaluar në Vorë. Bandat majtas dhe djathtas janë instaluar në Vorë dhe trembin qytetarët. Krimi i angazhuar në fushatë ka ngritur flamurin e zi të tij në Vorë.
Ua them që të jem i hapur. Trembja që u kanë bërë njerëzve atje. Unë besoj që kjo është ajo që duhet tu preukupojë dhe jo sepse nuk kemi kandidatë për këshillat” tha ai.