Gazetari amerikan i burgosur në Rusi i ka thënë familjes për mes një letre se nuk e ka humbur shpresën.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich u arrestua muajin e kaluar nga zyrtarët e agjencisë së sigurisë së Rusisë, duke e akuzuar atë për spiunazh – një akuzë që ai dhe qeveria amerikane e mohojnë, raporton skynews.
Në një letër të shkruar me dorë, të publikuar nga gazeta, 31-vjeçari tha se ishte optimist dhe bën shaka për ushqimin e burgut.
“Dua të them se nuk po i humb shpresat”, ka shkruar ai.
“Unë lexoj. Ushtroj. Dhe po përpiqem të shkruaj. Ndoshta, më në fund, do të shkruaj diçka të mirë”.
Letra prej dy faqeve mbante datën 5 prill ndërsa familja e pranoi gjatë ditës së djeshme në Filadelfia.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit, por një gjë të tillë e ka refuzuar Kremlini.