-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Durrës, si nisi sherri i TikTok-ut mes 2 grupeve

Kryesoret

Durrësi orët e para të mëngjesit të sotëm është zgjuar nga të shtënat pas një konflikt i nisur në Tik Tok i cili përfundoi me nxjerrje armësh mes të rinjve.

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit 4 të rinj u konfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në Tik-Tok.

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 2 të rinjve ku mësohet Klajdi Mancaku dhe “grupi kundërshtar”, Jugern Vrioni, Mario Vrioni dhe Arben Haxhiu njiheshin me njëri-tjetrin dhe se molla e sherrit ishte muzika mes tyre.

25-vjeçari Mancaku ka komentuar në një video të publikuar nga grupi tjetër, duke u shkruar Jeni grup i dobët dhe se nuk jeni realë.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga të tjerët duke degraduar në konflikt verbal dhe duke ofenduar njëri-tjetrin.

Mancaku ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit, ndërsa ky i fundit ka marrë kushëririn dhe shokun e përbashkët me vete, Arben Haxhiu.

Por dy të fundit janë plagosur me armë zjarri nga i riu, por fatmirësisht pa lëndime të rënda për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit