-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra nga djali i saj, sot përcillet për në banesën e fundit nëna nga Peja

Kryesoret

Sot do të varroset 58-vjeçarja e cila u vra dje në Pejë nga djali i saj. Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në orën 17:00.

“Tragjikisht ndërroi jetë më 14.04.2023, në moshën 58-vjeçare, duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerës bëhet më 15.04.2023, në varrezat e qytetit. Funerali niset nga shtëpija e së ndjerës, Rr.Mbreti Zog-Kapeshnicë, Nr.85, në orën 17:00”, thuhet në njoftim.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes rreth orës 16:00 në banesën e viktimës në Kapeshnicë të Pejës

Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë nga policia.

Prokurorja e rastit tragjik në Pejë, Sahide Gashi është shprehur se i dyshuari për vrasjen e nënës së tij nuk ka qenë në gjendje të japë deklaratë.

Ajo shtoi se ai do të merret në pyetje të shtunën, për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.

“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por s’ka qenë në gjendje të flasë dhe kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij,” tha prokurorja.

Nga detajet paraprake mësohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij.

Autori i dyshuar për krimin mësohet se kishte pak kohë që ishte rikthyer nga Gjermania dhe do të rikthehej sërish pas disa ditësh.

I riu ishte ndarë nga bashkëshortja për shkak të përkeqësimit të raporteve ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit