-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Do të hedh”! Ky është i riu që mori peng dhe rrahu të dashurën në Tiranë (FOTO)

Kryesoret

“5Pyetjet.al” publikon foton e 31-vjeçarit Gleard Gusholli që mori peng dhe dhunoi të dashurën për një javë për shkak të xhelozisë. Vajza 28-vjeçare ka treguar se janë njohur në Gjermani dhe se për hir të lidhjes së dashurisë u rikthye në Shqipëri.

Ai më ka kërcënuar do të hedh në lumë. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e dora dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba. I lutesha të më hapte derën. Në Gjermani ka nisur nga dhunë. Prej xhelozisë donte të hakmerrej” ka thënë ajo ndër të tjera.

Vajza ndodhet aktualisht në spital dhe gjendja saj shëndetësore është e mirë. Sipas dëshmisë së saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli xheloz dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, kjo dhe për shkak të drogës që u gjet në banesën ku u mbajt e dhunua 28-vjeçarja.

Xheloz dhe i droguar! Detaje të reja, si e mori i riu peng të dashurën në Tiranë?

Avokati Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij. “Drejtësia të flasë për rastin, kërkojmë mbrojtje dhe siguri për jetën e vajzës”, ka deklaruar Cenko.

Për ngjarjen janë arrestuar edhe katër persona të tjerë. Dy prej të cilëve, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Arjan Sheta dhe Besmir Nurçellari akuzohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave.

Flet vajza që e mori peng i dashuri: Lashë Gjermaninë për atë, por më bëri për spital

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit