Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni në orët e para të mëngjesit në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Sipas zyrës së shtypit, pas kryerjes së disa testeve imazhe në QSUT kreu i qeverisë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apendesitit.
“Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me apendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore paraqitet e mirë” mbyllet reagimi.