-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xheloz dhe i droguar! Detaje të reja, si e mori i riu peng të dashurën në Tiranë?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u zbulua dje nga policia, ku një 28-vjeçare u mbajt peng për gati një javë dhe u dhunua nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli në Tiranë. Ajo ndodhet aktualisht në spital dhe gjendja saj shëndetësore është e mirë.

Sipas dëshmisë së saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli xheloz dyshohet që të gjitha veprimet i ka kryer gjatë kohës që ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike, kjo dhe për shkak të drogës që u gjet në banesën ku u mbajt e dhunua 28-vjeçarja. Për ngjarjen janë arrestuar edhe katër persona të tjerë.

Dy prej të cilëve, Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi, akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërsa Arjan Sheta dhe Besmir Nurçellari akuzohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave.

28-vjeçarja dhunohej dhe goditej me sende të forta, mes të cilave me këmbën e një karrigeje. Ka qenë motra e autorit së bashku me një vajzë tjetër që e çuan fillimisht në ambientet e një klinike private në afërsi të komisariatit 28-vjeçaren.

Më pas kanë qenë mjekët e klinikës që kanë njoftuar policinë. Të rinjtë janë njohur në Gjermani, ku vajza punonte infermiere.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit