5 Pyetjet ka siguruar foton e autorit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë paraditen e sotme, brenda lokalit të tij.
Hasmëri e vjetër? Del pista e parë për vrasjen e biznesmenit
Ai shihet teksa largohet nga vendi i ngjarjes me një motor tip Scooter, me cilindrat të ulët, me targa të huaja.
Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës, por ka kryer kontrolle në 3 banesat e familjes Balaj në Lezhë.
Tronditet Lezha! Biznesi, politika apo hasmi, kush e vrau kandidatin? (E PLOTË)
Po hetohet pista e një konflikti të vjetër gjakmarrje të lindur në vitin 2000, ku anëtarë të familjes Balaj kanë ekzekutuar vëllain e Ardian Nikulajt.
Pas kësaj vrasje në Lezhë janë ekzekutuar në një atentat dy anëtarë të familjes Balaj. Sot e kësaj dite kjo ngjarje e rëndë e ndodhur disa vite më parë është e pazbardhur dhe s’ka asnjë autor të dënuar nga drejtësia.
FOTO/ Brenda lokalit! Vjehrri pa vrasjen me sy! Xhamat shoshë, lot dhe tronditje