Një video virale e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka ngrohur zemrat e njerëzve në qytetin turk të Kocaelit.
Shoferi i autobusit, Murat Ugurlu vuri re se ezani i mbrëmjes po thërret ndërsa ishte në rrugë.
Duke kuptuar se pasagjerët në automjet ishin duke agjëruar, Ugurlu ndaloi autobusin.
Ai më pas u dha pasagjerëve një nga një ushqime falas për ta prishur agjërimin.
Ato momente u pasqyruan në kamerën e autobusit, pasagjerët falënderuan shoferin për sjelljen shembullore.