24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U kap brenda shtëpisë së barit në Angli, arrestohet shqiptari: Për të shlyer borxhin

Kryesoret

Autoritet britanike kanë arrestuar shqiptarin, Aurel Kajo pasi u kap brenda fermës së kanabisit.

Shqiptari tentoi të arratisej por pa sukses pasi u kap nga policia teksa po arratisej nga desa e pasme e fermës së kanabisit.

Nga raportimet e mediave të huaja mësohet për të rritur bimët e kanabisit përdoreshin 3 dhomat e shtëpisë. Sipas ekspertëve 45 nga bimët ishin rreth dy javë nga maturimi, por 89 të tjerat ishin shumë më pak të pjekura, rreth mesit të ciklit të rritjes.

Vlera kryesore e bimëve pothuajse të pjekura konsiderohej të ishte rreth 4,500 £, ndërsa vlera e shitjes me shumicë do të kishte qenë të paktën 7,600 £.

Kajo, pranoi prodhimin e kanabisit në daljen e tij të parë në gjykatë. Mësohet se shqiptari është i martuar dhe ka dy fëmijë të vegjël që jetojnë në Shqipëri, ndërsa gruaja është në pritje të një fëmijë tjetër.

Kajo erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në tetor të vitit të kaluar, duke paguar 4,000 £ për të mbuluar koston e kalimit të tij.

Fillimisht ai u mbajt në një qendër paraburgimi në jug për rreth tre javë, më pas u dërgua në një hotel, nga i cili u arratis dhe shkoi në Londër me shpresën për të gjetur punë.

“Ai kishte shumë pak para dhe është e qartë se njerëzit që iu afruan atij u detyrohen ende 4,000 £. Ai mbërriti në adresën në fjalë më 4 dhjetor dhe, të them të drejtën, e kuptoi menjëherë përmasat e operacionit që po zhvillohej.

Atij iu tha nëse do të punonte deri më 12 mars, borxhi do të “zhdukej”. Gjithçka që ai duhej të bënte ishte të ujiste bimët dhe të kujdesej për to”, tha avokati i shqiptarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit