-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria 1 milion Euro për mushkonjat! Bujare me Vlorën, dorështrënguar me Shkodrën

Kryesoret

Qeveria në nisje të sezonit turistik ka hapur një procedurë prokurimi me gjashtë lote me vlerë mbi një milionë Euro për dezinsektimin në zonat bregdetare dhe urbane në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier dhe Vlorë.

Kanale, pellgje, laguna, puseta dhe bodrume do të pastrohen. Në tender specifikohet se procesi i dezinsektimit të mushkonjave do të bazohet në një program parandalimi dhe kontrolli. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka shpallur procedurat, “5Pyetjet.al” sjell dokumentet me shifrat.

Fondi limit është 120 milionë lekë (120,278,204) pa TVSH ose një milion Euro (1,071,044 Euro). Por si është ndarë fondi për secilën nga bashkitë?

Rezulton se më shuma më e madhe do të shkojë për Vlorën dhe më e vogla për Shkodrën. Konkretisht 8 milionë lekë do të jepen për qarkun e Shkodrës, 99 milionë për Lezhën, 21 milionë për Tiranën, 15 milionë për Durrësin, 21 milionë për Fierin dhe 43 milionë për qarkun e Vlorës.

Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, Tiranë pret ofertat deri në 22 Maj për të shpallur më pas fituesin që do të nisë punën për dezinsektimin në zonat bregdetare dhe urbane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit