-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

REL: Asociacioni, “kartë e Rusisë” në Këshillin e Sigurimit

Kryesoret

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është dakorduar nën patronazhin e Bashkimit Evropian, por themelimin e tij tani e kërkon Rusia.

Asociacioni, i cili tash e dhjetë vjet është shkak i përplasjeve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë temë e diskutimit në Nju Jork, përkatësisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këtë e ka paralajmëruar ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko. Ai ka thënë se vendi “angazhohet për një diskutim produktiv për thelbin e problemeve, që janë vërtet akute për serbët, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit” të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Rusia, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, ka marrë kryesimin njëmujor të këtij organi në muajin prill. Kryesimi i saj përkon me seancën e rregullt për Kosovën, e caktuar për datën 27 prill.

Nisma e Rusisë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe vjen pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje të re gojore për normalizimin e marrëdhënieve, në fund të shkurtit.

Ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, ka thënë se “Prishtina e ka injoruar një detyrim kyç për një dekadë, por se ende po ia del mbanë”, duke iu referuar kështu formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit