-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Merr një krevat e fli në…” Rama podcast me Sakon, kujton bisedën e parë!

Kryesoret

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako është e ftuara e radhës në podcastin e Kryeministrit Rama. Sako, të cilës Rama i referohet si ‘kryebashkiakja e tërmetit’ ka zbuluar bisedën e parë me kreun e qeverisë kur mori postin në kohë pandemie dhe nuk mund të bënin aktivitete në terren por komunikonin përmes aplikacionit ‘Zoom’.

“Po. S’besoj se do e harroj ndonjëherë. Fjalia me të cilën ne jemi takuar, kemi qenë në një mbledhje zoom sepse në kohën kur unë mora detyrën e këshillit bashkiak nuk ishte e mundur që të bënim aktivitete në terren prej pandemisë, pra dy sfida të mbivendosura tërmeti dhe pandemia dhe fjalia që ju më keni thënë është: “merr një krevat dhe fli në bashki tani”, që ishte për një person që sapo kishte marrë një detyrë, çfarë detyre në një moment shumë të vështirë të qytetit të Durrësit, ku përveç tërmetit ishte dhe pandemia. Nuk ishim takuar asnjëherë më parë. Unë nuk kisha patur mundësi që të takohesha me ju më herët. Ndodhi në këtë mënyrë”, tha Sako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit