16 ditë agoni dhe pa asnjë informacion për të afërmit e tyre kanë sjellë që familjarët e dy të zhdukurve nga fshati Çukë në Sarandë të protestojnë para komisariatit të Sarandës.
Familjarët e 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari gjatë protestës së zhvilluar janë përplasur verbalisht me një efektiv policie duke kërkuar llogari për fatet e dy të humburve.