-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranë me thikë një spanjoll në vitin 2021, kërkohen 5 vite burg për dy të rinjtë shqiptarë!

Kryesoret

Dy të rinj shqiptarë rrezikojnë gati 5 vite burg, pasi akuzohen se kanë vrarë me thikë një spanjoll, në vitin 2021. Media e huaja shkruajnë se dy shqiptarët e mashave 27 dhe 29-vjeç janë arrestuar dy ditë pas sulmit në Francë, ku më pas u ekstraduan për në Spanjë. Gjyqi ndaj tyre do të mbahet më 26 prill në Gjykatën Provinciale të Cantabria.

Vrasja ka ndodhur më 20 janar të vitit 2021, ku të pandehurit kanë shkuar në zonën e shërbimit Hoznayo, dhe me nga një thikë rreth 33 cm e kanë qëlluar viktimën në pjesë të ndryshme në trup. Dënimi i kërkuar nga prokurori për secilin prej tyre është katër vjet e nëntë muaj burg, si dhe privim nga mbajtja dhe përdorimi i armëve.

Përsa i përket përgjegjësisë civile, dokumenti kërkon që viktimës së parë ta dëmshpërblejnë solidarisht 8065 euro dhe të dytën 4990 euro. Përveç kësaj, ata kërkojnë që në favor të Shërbimit Shëndetësor Kantabrian të caktohet një kompensim prej 17,542 euro për shpenzimet e bëra mjekësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit