-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stadiumet në Vlorë, Korçë dhe Durrës/ Kur do të prezantohen projektet finale?

Kryesoret

Ka përfunduar faza e dytë për projektimin e tri stadiumeve të reja që do të ndërtohen, përkatësisht në Korçë, Vlorë dhe Durrës. Siç njofton faqja e AKPT, janë zgjedhur tre finalistët për secilin stadium dhe në fillimin e muajit maj do të prezantohen përballë publikut.

Gjithashtu finalistët do të shpërblehen me 40 mijë euro secili, ndërkohë fituesit do të lidhin kontratat e projekt zbatimit. Prezantimi do të nisë nga qyteti i Korçës, ku më datën 2 maj do të bëhet prezantimi.

“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë, ditën e martë, 2 Maj ora 08:30, në teatrin “Andon Zako Çajupi”, Korçë, në prezantimin publik të propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e kompleksit të stadiumit “Skënderbeu” dhe rikonstruksionin e pallatit të sportit, nga 3 skuadrat ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën II të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit. Konkursi do të jetë i hapur për publikun dhe synon të tërheqë profesionistë të fushës, përfaqësues të grupeve të interesit dhe komunitetit lokal. Propozimet e 3 skuadrave do të vlerësohen nga një juri ndërkombëtare, e formuar gjithashtu me personalitete të fushës. Konkursi do të shoqërohet edhe me një ekspozitë të propozimeve të përzgjedhura”, thuhet në njoftim.

Më pas prezantimi do të vijojë në qytetin e Durrësit dy ditë më vonë. Më 4 maj në po të njëjtën orë, në teatrin “Aleksandër Moisiu”, do të bëhet prezantimi publik i propozimeve për rizhvillimin e kompleksit të stadiumit “Niko Dovana” nga 3 skuadrat ndërkombëtare të përzgjedhura.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Vlorë, ku më 6 maj në orën 8:30, në teatrin “Petro Marko”, do të bëhet prezantimi publik i propozimeve arkitektonike për rizhvillimin e kompleksit të stadiumit “Flamurtari” dhe rikonstruksionin e pallatit të sportit, nga 3 skuadrat ndërkombëtare të përzgjedhura për Fazën II të Konkursit Ndërkombëtar të Projektimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit