-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gërdeci”, përplasje në gjyq mes Zamira Durdës dhe gjyqtares: Dua drejtësi për djalin tim 7 vjeç!

Kryesoret

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili është nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit. Seanca e parë u mbajt ditën e sotme, ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan pushimin e çështjes me argumentin se çështja është parashkruar. Sipas avokatëve, kanë kaluar 12 vite nga fakti penal, ndaj sipas tyre Mediu nuk mund të merret i pandehur.

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Në sallë ishte e pranishme edhe familja Durda, e cila humbi djalin e saj 7-vjeçar në shpërthimin famëkeq të Gërdecit, që nuk u pranua nga GJKKO si palë në gjykim.

Ndërkohë, Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit, ka pasur një debat me gjyqtaren e çështjes në GJKKO. Durda ka kërkuar drejtësi teksa thotë se ka 15 vite që endet gjykatave.

“Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.

“Gërdeci”, Fatmir Mediu kërkon pushimin e çështjes

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit