Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter është shprehur se Serbia ka kryer 2 shkelje gjatë 24 të fundit për marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia ka mbetur ajo e njëjta, duke shtuar se ajo ka shkelur nenin 2 dhe nenin 4 të marrëveshjeve.
“Në më pak se 24 orë, Serbia ka bërë dy shkelje të Marrëveshjes Bruksel/Ohër: Ndërhyrja e jashtme në zgjedhjet në Kosovë (në ndesh me nenin 2), lobimi dhe votimi kundër aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës (në ndesh me nenin 4. Marrëveshje e re, por Serbi e njëjtë e vjetër”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edward Joseph, tha se se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell duhet ta informojë Spanjën dhe vendet tjera mosnjohëse ndaj Kosovës, të cilat janë anëtare të BE-së, se duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, e cila është ligjërisht të detyrueshme, e hartuar nga BE-ja.