Diskutimi për vajzat që vijnë nga “Përputhen” zuri një vend të rëndësishëm gjatë mbrëmjes së djeshme në BBV. Ishte Luizi i cili e nisi këtë debat duke akuzuar Efin se vjen nga Përputhen dhe madje ai u shpreh se ajo nuk është një person që dikush të jetë krenar me e pas motër.
Ka qenë Arbana që ka reaguar menjëherë pas kësaj për “t’i mbyllur gojën” Luizit duke i kujtuar skenat poshtë jorganit me Kiarën.
“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, ishin fjalët e Arbanës.
Kjo deklaratë bëri namin në rrjet dhe pas nj sqarimi në studio, Arbana ka dhënë edhe një sqarim në profilin e saj në Instagram.










