-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe Serbia në qendër të debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kryesoret

Thirrjet për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe akuzat e ndërsjella të përfaqësuesve të të dyja palëve për mospërmbushje të detyrimeve ndërkombëtare, përshkuan debatin e së enjtes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Debati u zhvillua mbi një raport të Misionit të OKB-së për situatën në Kosovë, nga tetori i vitit të kaluar që përfshinë tensionet që përfshinë veriun e Kosovës.

Të dyja palët e kritikuan raportin si të paplotë, por ndërsa ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të vazhdojë të funksionojë, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e cilësoi UNMIK-un si “faktor destabilizues” që nuk i shërben qëndrueshmërisë dhe paqes në rajon.

Ministri serb tha se në terren në Kosovë ka një mjedis “frike dhe trysnie mbi serbët”, ndërsa nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “ky është mekanizmi i vetëm i mundshëm për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e komunitetit serb në Kosovë”.

Por, ai theksoi se Prishtina po e shmang qëllimshëm përmbushjen e këtij detyrimi.

“Jemi të sigurt se (kryeministri Albin) Kurti nuk do ta përmbushë marrëveshjen sepse qëllimi i tij është dëbimi i serbëve”, tha ministri Daçiç.

Ai tha se janë shtuar incidentet kundër serbëve në Kosovë, ndërsa kthimi i atyre që janë shpërngulur pas luftës është shumë i ultë. Ministri Daçiç kritikoi diplomatët perëndimorë që mbështeten zgjedhjet e 23 prillit në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga votuesit serbë.

Ministri serb tha se vendi i tij “kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të mbështesë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara”.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se Serbia po përpiqet të bllokojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit