-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha hap letrat: Drejtorët e Veliajt morën 25 milionë Euro tendera

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi edhe njëherë sot se drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj janë të përfshirë në skandale tenderash. Ai tha se Mariglen Qato dhe katër të tjerë kanë fituar 25 milionë Euro tendera dhe po ndërtojnë një pallat. Për Berishën, kjo është bërë me dijeni të plotë të Veliajt dhe i bëri thirrje drejtësisë që të reagojë.

“Një skandal i madh ka shpërthyer këto ditë.Është gjetur se drejtorët e tij, Mariglen Qato, Elizabeta Cjapi e të tjerë, janë hajdutë të paskrupullt në tendera.

Kanë fituar në kundërshtim me ligjet me familjarët e tyre, 29 tendera. Kanë fituar 25 milionë euro tendera.

Se kështu fiton edhe baxhanaku i Edi Ramës. Edhe Veliaj thotë, Rama përdor baxhanakun për të vjedhur, unë përdor drejtorët për të vjedhur.

Se mos kujtoni se janë të drejtorëve këto, ato janë të Veliajt.

Thjeshtra është bërë famoze, po shkatërron të gjithë kompanitë e projektimit se fiton çdo tender në mënyrë të pamerituar.

Këtu kam ndërtesat që ndërton Veliaj me emrat e drejtorëve. Se nuk ka mundësi kurrë që një kryetar bashkie të shkelmojë ligjin e konfliktit të interesit, e shkelmon kur është vetë pronar, kur është vetë ndërtues.

Problemi është se ka edhe hotel 15 milionë euro, pastaj kompanitë shkojnë i regjistrojnë në emrin e një punëtori të vjehrrit. Se shteti nuk ekziston.

Ky është një superskandal, ndaj Erion Veliaj e ka të qartë se me datë 14 merr valixhet dhe shkon në SKAP.

Se dosjet i ka aty. Ka dosje të tmerrshme, edhe për djegësin e Tiranës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit