-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Skandali! Sako e Durrësit 20 mln Euro vjedhje për hidrovorin

Kryesoret

Sali Berisha denoncoi sot kryetaren e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në lidhje me investimin për hidrovorin. Vlera e investimit sipas tij shkoi 17 mln Euro.

Ish-kryeministri deklaroi se hidrovori u ndërtua me lekët e rindërtimit duke i hequr nga xhepat e qytetarëve. Gjithashtu, Berisha listoi edhe shkelje të tjera për lejen e ndërtimit, pozicionin e godinës së hidrovorit, etj. Ai i kërkoi drejtësisë që të reagojë.

Investimi për hidrovorin e Durrësit ndonëse se nuk ka lidhje me fatkeqësi natyrore u prokurua si rindërtim me fondet e tërmetit. Paratë e qytetarëve i përdorin për hidrovorin. Së dyti projekti filloi i përforcim si rindërtim duke përdorur fondet publike të rindërtimit, u ndryshua destinacioni.

Së treti u ndryshua pozicioni i godinës ekzistuese të hidrovorit, që zhvendoset në Porto Romano duke rritur kostot dhe shtuar 3600 metra kanal shumë të thellë dhe shpenzime të tjera që shkojnë në 26 milionë Euro vetëm për të vjedhur. Zhvendosja ka lidhje me Durrës Jyaht Marinë, që Porto Romano prandaj u zhvendos godina.

Vetëm projekti kushtoi 7.2 mln Euro për godinën. Prokurimi ishte fiktiv sepse projekti ishte parapërgatitur nga fituesi. Data e lidhjes së kontratës është shumë më vonë, projekti u paraqit shumë më shpejt. Në relacion ka përplasje për projektin.

Me 14 korrik 2021 vetëm dy ditë më pas, bashkia Durrës merr në dorëzim punën, kohë e pamjaftueshme për përpunimin e dokumenteve teknike, preventivave, etj. Prokurimi ishte fiktiv. Në 19 janar 2022 lidhet kontrata për implementimin e projektit për 17.4 mln Euro. Leja e ndërtimit për hidrovorin ishte me shkelje” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit