Një i moshuar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në një fshat të Malishevës. Mediat në Prishtinë raportojnë se autori i krimit dyshohet të jetë nipi i tij, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Berat Berisha 39-vjeç dyshohet se ka vrarë xhaxhain e tij, Sadi Berisha 50-vjeç.
“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete).
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”, njofton policia.