-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dronët rusë sulmojnë Kievin gjatë natës, vriten tre persona në Herson

Kryesoret

Rusia e sulmoi të dielën kryeqytetin e Ukrainës me dhjetëra dronë, duke i vazhduar bombardimet shkatërruese ndaj Kievit dhe rrjetit të tij energjetik, thanë zyrtarët.

Derisa nuk u raportua për viktima në Kiev, në qytetin jugor të vendit, Herson, u vranë të paktën tre persona dhe u plagosën shtatë të tjerë nga sulmet ruse, tha guvernatori rajonal, Oleksandr Produkin.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia i përdori në përgjithësi 78 dronë për të kryer sulme në gjithë vendin gjatë natës. Sipas saj, 32 prej atyre dronëve u rrëzuan, ndërsa 45 të tjerë u “zhdukën”.

Prej muajsh, Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa, duke synuar jo vetëm vendet ushtarake, por edhe infrastrukturën energjetike, në përpjekje që duket se synon të demoralizojë dhe të lodhë popullsinë civile. Ekspertët kanë paralajmëruar se pjesë të mëdha të Ukrainës mund të përballen me ndërprerje të ngrohjes ose rrymës gjatë dimrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit